Categories Showbiz

Kënga Magjike, befason Flori Mumajesi: Fifit i dhashë 0 pikë, jam zënë me Brunon…

“E Diela Shqiptare”, organizoi rubrikën “Post Kënga Magjike”. Në këtë rubrikë këngëtarët finalistë të ‘Këngës Magjike’ patën mundësinë të shprehen për pakënaqësitë dhe prapaskenat e festivalit.

Aty u diskutua edhe për mënyrën e votimit, dhe tek kjo e fundit Flori Mumajesi na habiti të gjithëve. Ai tregoi se Fifi dhe Bruno i kanë dhënë atij 0 pikë dhe ai i ka dhënë atyre 0 pikë. Me ironi ai tregon se Bruno është mërzitur me të dhe nuk flasin.

“Dikush më kishte shkruar në “Instagram” ku thoshte normal që do fitonte Albani sepse ishin “Three Dots”. Do doja t’i thoja atij personit që mëso matematikën i dashur sepse Albani ishte mbi 400 pikë larg nga vendi i dytë dhe do doja që të shtatë këngëtarët e tjerë të “Three Dots”, t’i kishin dhënë 0 pikë Albanit. Që do të thotë 7×3 bëjnë 21, 210 pikë, pra edhe me 210 pikë më pak, sikur 0 t’i kishin dhënë të gjithë, Albani prapë do ishte i pari. Pra nuk ndikojnë grupet tek “Kënga Magjike”.”- ka thënë Arditi.

“Çfarë të keqe ka edhe nëse ndikon “Three Dots”? Nuk ka asnjë gjë të keqe. Për shembull Fifi nuk më votoi mua dhe unë nuk e votova Fifin, bile Bruno është mërzitur me mua, unë me Brunon nuk flasim. 0 i dhashë e meritonin sepse vdiq të merrte çmimin e parë.”- deklaroi Flori.

“E meritojmë 0, e meritojnë 0 sepse nuk kemi ardhur për pikët, as për t’u vlerësuar sepse këngët janë shumë shpirtërore dhe kemi dashur të tregojmë diçka më shumë sesa pikët.”- shtoi Fifi.

“ Unë e kuptova veprimin tuaj dhe bëtë shumë mirë që i dhatë 0 pikë njëri-tjetrit sepse dhatë një mesazh dhe ky ishte mesazhi që ju dhatë. Në këtë festival ndodh gjithçka, por edhe sikur t’i jepte 30 dhe sikur edhe sikur të jepte 0 prapë nuk do ndryshonte asnjë gjë. Bëjini llogaritë, kush di të bëjë matematikë, e bën matematikën.”- përfundoi Arditi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME