Së fundmi, këngëtari Shawn Mendes ka folur pak më hapur në lidhje me romancën e tij me Camila Cabello, duke zbuluar njëkohësisht edhe një datë personale dhe shumë të rëndësishme për të dy.
Bëhet fjalë për 4 Korrikun e 2019, dita kur ata zyrtarisht kanë nisur lidhjen e tyre. Një detaj të tillë, ai e ka ndarë gjatë një konference me fansat në Australi.Romancën e tyre, ata nuk e kanë mbajtur sekrete sepse janë fotografuar gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duke shkëmbyer puthje.Një një intervistë të dhënë për “The Sun’s Dan Wootton”, Cabello ka treguar se në fillim ka pasur frikë sepse e njihte prej një kohe të gjatë Mendes dhe ishin shumë miq bashkë.“Por është shumë e veçantë sepse mund të krahasohet me ato historitë e dashurisë në filma, ku dy personazhet kryesorë e njihnin njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, por askush prej tyre nuk e pranon dhe nuk i rrëfen ndjenjat dhe pastaj, ajo thjesht ndodh dhe kjo është gjithashtu e bukur”./tvklan.al
Fan: “I know there have been rumors of you and Camila being together for a while, but how long have you actually been dating for?”
Shawn: “We haven’t been dating for that long. We have been dating since July 4th officially.” pic.twitter.com/N4qrTYTCSf
— MCI (@MendesCrewInfo) October 26, 2019