Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” kundër masave që janë marrë ndaj koronavirusit. Ai nuk e ka pritur mirë lajmin e anullimit të dasmave sepse shumë këngëtarë kanë marrë para dhe nuk mund t’i kthejnë për shkak se i kanë harxhuar. Ai shprehet se fiton para për të jetuar me këtë profesion dhe nëse dasmat anullohen ai do ketë probleme me tatimet dhe kreditë, prandaj i bën thirrje të gjithëve të dalin në protestë për të kundërshtuar këto vendime. Mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares Leonora Jakupi, ku shprehet se nuk është dakort me kolegun e saj dhe se ka njerëz në Kosovë që janë në gjendje më të keqe ekonomike dhe s’kanë mundësi të punojnë.
“Jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Një fjalë popullore thotë ‘çka të bëhet me të tjerët le të bëhet edhe me neve’. Në këtë shtet ka njerëz më të varfër e më nevojtarë të cilët nuk kanë mundësi as punë të thjeshtë të kenë. Për herë të parë nuk pajtohem me thirrjen e kolegut tim, Labinot Tahiri për protestë”, shkruan Leonora.
Leonora nuk ka qenë e vetmja që e ka kritikuar Labinotin, kanë qenë të shumtë ata që nk kanë rënë dakort. Direkt pas reagimit të Leonorës dhe shumë të tjerëve, Labinoti ka shpërthyer në ofendime me një status tjetër në “Facebook”, ku shprehet se thirrjen në protestë e kishte për të gjithë njerëzit dhe ndërmarrjet sepse ai vetë mund të jetojë edhe 20 vite të tjera pa punë. “Ngoni mirë, unë sja q* sezonen e nanes as pak, se punoj qe 20 vjet!Unë kam fol për të gjitha ndërrmarjet, shembull ; nëse qilet ajroporti si kan me udhëtu 200 e 300 udhetarë o m*t,”– shkroi këngëtari. “Ngoni mire, sot me e lan muziken jetoj edhe 20 vjet pa punua askund me ndjers e kam ba punen dhe paguaj tatim e jap per shtetin ka te sillen”, ka shkruar Labinoti.