Categories Showbiz

Këngëtari Meda tregon bakshishin më të lartë të marrë gjatë një koncerti

Këngëtari i njohur kosovar i muzikës popullore ‘Meda’, përmes një interviste të dhënë për emisionin NIN, rrëfeu marrëdhënien me bashkëshorten dhe bakshishin më të madh që ka marrë ndonjëherë. Meda u shpreh se gjatë një koncerti në Australi, Meda ka marrë 30-mijë euro gjatë një nate të vetme.

“Gjithmonë e kam pas në krah, më ka mbështetur! 90% të punës, look-ut tim, e përzgjedh Lulja, ajo më thotë tani më dukesh mirë dhe këto do veshësh sonte. Dhe unë i them në rregull sepse i besoj. Ajo më ka bërë për vete me thjeshtësinë e vet. Jemi parë rastësisht, unë e kam bërë hapin e pare.

Ka qenë e thjeshtë, modeste, s’di ta përshkruaj, është e njëjta si ka qenë kur jemi njohur. Ajo gjithmonë ka qenë bossi i shtëpisë. Kemi rreth 14 vite bashkë. Për suksesin e martesës meritën e mbajmë të dy! ”, tha ai në një intervistë për emisionin “Nin”.

Këngëtari zbuloi edhe shumën marramendëse që lanë bakshish në një koncert në Australi. “Në Australi për një natë kemi marrë mbi 30.000 dollarë. Këndoja vetë dhe isha i shoqëruar nga muzikantët e mi. Është e vërtetë, ka qenë për Pavarësinë e Kosovës, për herë të parë që isha në Australi. Ishte eksperiencë e paharruar”, përfundoi Meda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME