Categories Lajme

Rama: “Pa patronazhistët, PS s’do ishte kjo që është sot”

Kryeministri Edi Rama në një takim elektoral në Njësinë 5 në Tiranë, foli për patronazhistët dhe publikimin e të dhënave të qytetarëve. Rama tha se ndihet krenarë që patronazhistët janë shtrirë në të gjithë territorin dhe tregojnë hallet dhe problemet që kanë njerëzit.

Kryesocialisti tha, se pa to, PS, nuk do të ishte kjo që është sot. Ndër të tjera, Rama tha se publikimi i kartës së ID, është thjesht një numër që s’të thotë asgjë. Për këtë çështje, ai akuzoi opozitën, e tha se ajo po u mban peng “trurin e njerëzve”.

“E pohoj me krenari që kjo parti pa patronazhistët nuk do të ishte partia që është sot. Siç nuk do të ishte pa patronazhistët as partia Republikane dhe Demokrate në Amerikë. Kanë emra të ndryshëm po bëjnë të njëjtën gjë, janë rrejti i të gjithë partisë i shtirë në të gjithë territorin, që merr e jep me qytetarët, troket derë më derë dhe shënon perceptimin për hallet e njërit dhe të tjerit.

Unë njësoj si me mesazhet e Blendi Goxhes jam shumë krenar për patronazhistët e PS. Jam krenar për ata që në ndihmojnë, ndihmojnë deputetët, kryetarët e bashkisë, për të ditur se çfarë hallesh ka njëri e tjetri. Këta janë urat tona të panumërta me njerëzit, ndërkohë që sistemi ynë nuk ka ID-ra, por ama ID-rat ishin rrugëve deri para disa ditësh ku u mat se Carlo Bollino bleu për 15 dollar, ato që ishin në internet dhe u bllokua faqja. U them të gjithëve as mos e çani kokën fare, jo ju, po të gjithë atyre që ndihen të sikletosur se u ka dalë numri.

Cili numër? Atë numër e lini kudo të shkoni për shërbime të caktuara dhe ajo kartë s’ka asgjë brenda, nuk është karta që ne do të kemi në të ardhmen, siç e ka e gjithë bota, ajo moderne, që ka brenda të dhëna për shëndetin tënd, për sigurimet e tua shoqërore, e që është e jotja, e s’e luan topi. Ajo është një numër, është si një patentë, si një licencë. U them që kjo është bërë nga Ilir Meta, së bashku me Lulin dhe Slaiun në vazhdën e skenarëve, siç ishte marrja peng e aeroportit të Tiranës.

Tani ata po marrin peng njerëzit. Ne ndjekim Ilir Metën në çdo hap të mendjes së tij, e di si ia njoh mendjen. Unë e di ç’po mendon Ilir Meta tani, s’e kam pranë fare. Nëse më pas do të bashkëpunojë me Pandin, unë iu them çdo të thotë Meta të nesërmen të njëjtën orë”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

5 ditë pa asnjë komunikim, zhduket në mënyrë të mistershme në daljen doganore të portit të trageteve në Bari, babai i dy fëmijëve

37-vjeçari shqiptar Florind Luka, rezulton i humbur që pasditen e 22 prillit, dita kur familjarët kanë komunikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hasmëria/ Djali i Genc Mhillajt priti 10 vite për të marrë hakun e babait

Policia e Lezhës doli sot me një njoftim ku zbardhi detajet e ngjarjes dhe shpalli…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduken pa gjurmë 3 fëmijë të mitur në Durrës, familjarët kërkojnë ndihmën e Policisë!

Tre fëmijë të mitur janë larguar nga banesat e tyre dhe rezultojnë të humbur pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Debati në grupin e PS, Rama-Spiropalit: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën…

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Ky nuk është imazhi i një Vlore moderne, por i një qyteti që lëngon nën menaxhimin e dobët të burimeve bazë

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Njoftimi i radhës nga Ujësjellës Kanalizime…

LEXO ME SHUME