Categories Lajme

Këngëtarja shqiptare, Enkelejda Arifi,në listën e kandidatëve të VETËVENDOSJE!-s për deputete në Kuvendin e Kosovës

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enkelejda Arifi, na është bashkuar në Lëvizje dhe është në listën e kandidatëve të VETËVENDOSJE!-s për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo vjen nga Durrësi ku është shkolluar për muzikë (flautë dhe kanto) dhe jeton në Gjilan ku punon si zyrtare për kulturë në komunë që nga viti 2010.

Ajo është këngëtare profesioniste prej 25 vitesh dhe ka një krijimtari të gjerë ku përfshihen dhjetra albume e këngë të zhanreve të ndryshme.

Enkelejda në vitet 2001 e 2002 ishte mësimdhënëse në shkollën fillore “Abdullah Tahiri” të Malishevës në Gjilan, pastaj deri në 2006 ka punuar në programin për shoqërinë civile të NDI, për të vazhduar në vitin 2007 si koordinatore e NDI për Gjilan. Në vitet 2008 dhe 2009 ka qenë pjesë e KQZ-së në Gjilan si dhe trajnere për procesin zgjedhor. Ka përvojë disa vjeçare dhe është eksperte në avokim, lobim, monitorim të pushtetit lokal dhe procesit zgjedhor.

Me këngën në zemër dhe me këngëtaren Enkelejda ecim drejt fitores më 6 tetor 2019

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME