Categories Kuriozitete

Keni ende videokaseta? Mos i hidhni, mund të vlejnë sa ari

Ardhja e DVD’së, në fund të viteve ’90, i ka nxjerrë nga tregu vide kasetat, por jo nga zemrat e më nostalgjikëve. Një herë e një kohë shkohej në tregjet e gjërave të përdorura në kërkim të videokasetës me filmit tënd të preferuar dhe kur më në fund e gjeje mes atij kaosi, shpresoje të mos kushtonte shumë. Sot, me një klik, i njëjti film është në ekranin tuaj me kosto zero.

Lëre mënjanë rehatinë dhe shko hidhi një sy vendit ku ruan gjërat e vjetra dhe shiko nëse ke ende ndonjë VHS të vjetër. Ta dish, padashur mund të jesh duke ruajtur një thesar. Will Thomas, CEO i LoveAntiques.com, thotë: “Është interesante të vëresh sesi videokasetat e vjetra kanë pësuar një rritje në vlerë gjatë 50 vjetëve të fundit”. Natyrisht, jo të gjitha VHS-të e vjetra kanë të njëjtën vlerë, koncepti bazë është i thjeshtë: sa më e rrallë kaseta, aq më shumë ka vlerë. Ekspertët besojnë se mënyra më e mirë për të vlerësuar vlerën e një videokasete është duke kontrolluar nëse ka versione të tij në DVD ose blu-ray dhe nëse mund të merret me qira apo jo. Kështu ka ndodhur me versionin origjinal të kasetës me film “Star Wars”, e cila u ble online në eBay më shumë se 100 euro.

Apo rasti i filmit “Frankenstein’s Castle of Freaks” që vlen 1300 euro, “Don’t Open the Window” 790 euro, “The Beast in Heat” e cila vlen € 1000 ashtu si dhe shumica e filmave kult horro të viteve ’80 që vlejnë 2000 euro. Filmat kult vizatimorë nuk shpëtojnë nga kjo logjikë: ka nga ata që paguajnë një pasuri të vërtetë për të parë episodet e Heidi, Ken luftëtari, Candy Candy dhe Lady Oscar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME