Categories Lajme

Keni probleme me gabimet në dokumente? Vjen njoftimi i rëndësishëm

Qytetarët që kanë pasur probleme në marrjen e dokumenteve biometrike, për shkak të “gabimeve materiale” të tilla si emër, mbiemër, datëlindje, etj., tashmë kanë mundësi të bëjnë korrigjimet në një kohë shumë më të shpejtë dhe me procedura mjaft të thjeshtuara. “Detyrimi i qytetarëve për të kërkuar dokumente, për të provuar saktësinë e emrit, mbiemrit apo të dhënave të tjera të regjistrit të gjendjes civile nuk do të ekzistojnë më! Kjo barrë i kalon shtetit, i kalon gjendjes civile, zyrës përkatëse, e cila duhet t’i bëjë këto hapa në emër të qytetarit dhe t’i japë përgjigje,” theksoi Lleshaj.

Sa u përket afateve të përpunimit të kërkesave, Lleshaj tha:

“Koha e përpunimit të këtyre dhe saktësimit të këtyre të dhënave është reduktuar shumë, afërsisht ka vajtur në një ditë. Praktikisht pothuajse mbaron në një ditë saktësimi i të dhënave që janë në atribut të nëpunësit të gjendjes civile në vend, ndërkohë që shkon deri në shtatë ditë pune në qoftë se dokumenti do të vijë për t’u miratuar lart në drejtorinë e përgjithshme të gjendjes civile.”

Drejtori i Përgjithshëm i GJC Bledar Doracaj, shpjegoi se:

“Në certifikatat në gjuhë të huaj, konstatohet në disa raste që një nga përbërësit sidomos mbiemri para martese është gabim, apo i paplotësuar në rubrikën e tij. Nëpunësi i zyrës së Gjendjes Civile në bashki, me marrjen e kërkesës nga ana e qytetarit, kontakton me zyrën përkatëse të arkivit për të siguruar aktin e martesës dhe bën plotësimin e rubrikës brenda 1 dite.”

Ministri Lleshaj në lidhje me korrigjimet nënvizoi se:

“Kjo nuk duhet keqkuptuar si një ‘liberalizim’ i cili mund t’u hapë rrugë kërkesave për ndryshime substanciale në emra/mbiemra! Kjo nuk ndodh! Këtu bëhet fjalë për korrigjime materiale, pra për saktësime kryesisht të karakterit drejtshkrimor, gabime të cilat janë bërë gjatë transkriptimit. Por s’bëhet fjalë që mund të ketë hapësirë për ndryshime substanciale të emrit/mbiemrit etj., fenomen i cili është ndeshur dhe është përdorur për fat të keq edhe nga elementë me rekorde kriminale për t’iu shmangur procesit të drejtësisë. Pra kjo s’ka lidhje këtë çështje.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME