Categories Lajme

“Më erdhi Lubonja nga Tirana me një makinë “Xhip”, tha se një 70-vjeçar bënte s*k.s dhe namin në dy shtete, pinte një çaj që…

NGA ILIR KADIA Mblidh shumë, shumë! “Më erdhi Todi Lubonja nga Tirana në Korçë, me një makinë “Xhip”, e më tha se do shkonim në Pustec. Se në Komitet Qëndror kish shkuar një letër për një burrë 70 vjeçar që bënte s e ks edhe këtej edhe andej kufirit. Rasti kish ngjallur kureshtje të madhe tek Byroja Politike që ishte tek të gjashtëdhjetat. E shkuam në Pustec dhe e thirrëm fshatarin e shkretë.

Vërtet bën namin në dy shtete, i thamë. Vërtet, na tha. Po si?! -e pyetëm. Dhe na tregoi. Andej nga vjeshta dilte e mblidhte njëlloj bime të zonës të cilën e thante dhe e pinte si çaj gjithë vitin, e pastaj s’ pyeste për atë punë e as për kufij. Kush ti dilte përpara. D ashnore këtej e andej. Todi i tha se duhet të kishte kujdes me këtë punë por meqe ka dhënë efekt duhet të ndihmonte partinë. Vetë Byroja Politike ka ca probleme kohët e fundit… kupton!

Duhet të mbledhësh nga ky bari edhe një dorë për Byronë. Fshatari tundi kokën dhe u çel. E ne shkuam të hamë drekën e të pimë raki. Kur u kthyem nga të ngrënë e të pirët kaluam mes fshatit dhe pamë nga makina fshatarin që rrinte vetmuar. Todi ndali makinën, hapi xhamin dhe i thërriti. Ai erdhi me vrap. E shiko, e porositi. Nga ai bari mblidh shumë, shumë! Ka shumë nevojë Byroja! “

Sa herë këmbehesha bulevardit të Tiranës me Mihallaq Luarasin, pasi më tregoi këtë ndodhi, përshëndeteshim duke qeshur me fjalët: Dhe shiko! Mblidh shumë! Udhëheqja ka nevojë!

Edhe e sotmja?! Edhe ajo! Edhe ajo!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME