Categories Lajme, Turizëm

“Kepi i Rodonit”- Jo vetëm plazh, por ndërthurje e aventurës, kulturës, fesë dhe historisë

Turizmi aventurës, plazhi dhe historia, të ndërthurura në një kep, atë të Rodonit që ndodhet në Durrës. Ornela Çuçi, zv.ministre Turizmit dhe Mjedisit, duke publikuar foto nga Kepi i Rodonit, nënvizon se ky është kepi më i madh në vendin tonë.

Kepi i Rodonit është monument natyre. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin.

Një pjesë e tyre mbulohen nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse: të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut. Bregu i Rodonit për turistët që e zgjedhin si destinacion, ofron aventurën, hiking, kaone…etj. Për të apasionuarit e historisë është kalaja.

Kalaja e Rodonit u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452. Po ashtu për turizmin fetar, në Kepin e Rodonit janë katër manastire katolike, ai i Shën Anastasisë, Shën Kollit, Shën Mërisë dhe ai i Shën Ndout. ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME