Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda një aeroplani që po shkonte në Kosovë, ku dhëndri dhe vjehrri i tij janë përplasur fizikisht.
Një lexues i Gazetës Metro ka filmuar gjithçka, duke treguar se të përfshirët në sherr ishin familjarët. Gjithë çfarë dëgjohet është stjuardesa, e cila kërkon qetësimin e situatës, duke paralajmëruar edhe me Policinë.
“Zotëri nalu se e thirrën Policinë. Ndalu! Lidheni dhe qetësojeni ju lutem. Ju të rinjtë, ndaleni sa të ndalojë aeroplani dhe ta marrë Policia,“-dëgjohet në video.
