Categories Lajme

Kërkesat e shqiptarëve për azil në Greqi/ Mbeten të larta edhe gjatë 2019

Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Greqi mbeti i lartë gjatë viti 2019 ndërkohë që për këtë vit aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil do të refuzohen pasi Shqipëria është përfshirë nga autoritetet greke në listën e vendeve të sigurta.

Sipas Shërbimit grek për Azil, 3053 shtetas shqiptarë paraqitën gjatë vitit 2019 aplikimin për azil. Sipas të dhënave të Shërbimit grek për Azilin shtetasit shqiptarë renditen të pestët për nga numri i kërkesave pas shtetasve nga Siria, Afganistani, Pakistan dhe Iraku.

Por shtetasit shqiptarë renditen të dymbëdhjetët për nga njohja e azilit, me vetëm 0,2 % të numrit të përgjithshëm të aplikimeve. Të dhënat zyrtare greke tregojnë se shqiptarët paraqitën 2135 ankimime gjatë viti 2019 ndaj mosnjohjes së azilit nga autoritete greke, ndërsa një pjesë e rasteve mbeten ende të pashqyrtuara, shkruan Voa.

Të dhënat e Qendrës greke për Azilin flasin se vit pas viti numri i azilkërkuesve shqiptarë është rritur në Greqi. Sipas të dhënave zyrtare greke në vitin vitin 2013 shënoheshin vetëm 419 kërkesa për azil, ndërsa në vitin 2018 ky numër u rrit ndjeshëm dhe shkoi në 3319 kërkesa.

Fillimin e këtij viti qeveria greke e përfshiu Shqipërinë në Listën e 12 vendeve të sigurta. Vendimi u mor mbi bazë të udhëzimeve të Komisionit Europian dhe ndër vendet e tjera në listë ishin edhe Gjeorgjia, Ukraina, Maroku, Algjeria, Tunizia, etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME