Categories Lajme

Kërkohej në Itali, flasin familjarët e Lubjana Gjeçaj

Prokuroria e Tiranës ka paraqitur në Gjykatën Penale kërkesën për caktimin e masës arrest me afat 40 ditor për Lubjana Gjeçajn, 43-vjeçaren e arrestuar pak ditë më parë në Tiranë, e akuzuar për ”Organizatë me qëllime Terroriste”. Sipas familjarëve të Gjaçajt, ajo nuk është arrestuar siç ka raportuar policia, por është thirrur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës dhe nga aty i është komunikuar se ka një fletë arresti për të për llogari për shtetin italian, dhe pritet të ekstradohet.

Lubjana Gjeçaj është në dijeni të vendimit për dënimin e saj në Itali me 3 vite burg, ndërsa pritet të kërkoj që dosja e saj në shtetin italian të transferohet në Shqipëri, për shkak se është nënë e tre fëmijëve. Masa për 43-vjeçaren pritet të jepet në Penalen e Tiranës ditën e martë, në orën 09:30, me gjyqtare Vjollca Spahiun. Lubjana Gjeçaj njihet në shtetin italian si rekrutuese xhihadiste për llogari të Shtetit Islamik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME