Categories Lajme

Vodhi dyqanin dhe më pas i kanosi të bijën pronarit

Arrestohet në arrati shtetasi S.L., 31 vjeҫ, i cili vodhi dyqanin e shtetasit V.Q.,  në fshatin Sheqeras në Maliq si dhe ka kanosur nëpërmjet telefonit vajzën e pronarit të dyqanit. Në dyqanin e shtetasit V.Q., ai vodhi artikuj të ndryshëm ushqimor dhë paketa cigare më vlerë 20.000 lekë. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”. Gjatë qëndrimit në ambjentet e komisariatit Korҫë, 31 vjeҫari, ka tentuar të largohet, por u kap menjëherë nga policia.

Më poshtë deklarata e plotë : Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim S. L., 31 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq (i dënuar më parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”). Shtetasi i mësipërm më datë 30.08.2020, ka vjedhur në dyqanin e shtetasit V. Q., në fshatin Sheqeras, artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe paketa cigare në vlerën 20.000 lekë, si dhe ka kanosur nëpërmjet telefonit vajzën e pronarit të dyqanit. Gjithashtu 31-vjeçari, në momentin që ka qenë i shoqëruar në ambientet e Komisariatit Korçë ka tentuar të largohet, por u kap menjëherë dhe u prangos nga policia. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vjedhja”, “Kanosja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, mbetur në tentativë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME