Categories Lajme

Pas mjekëve, Rama premton rritje pagash dhe për mësuesit: Ju duhet të keni vendet më të mira në botën tjetër

Kreu i qeverisë Edi Rama vijon me premtimet e tij për rritjen e rrogave ndaj mësuesve, teksa tha se kjo mundësi do të shihet në buxhetin e vitit të ardhshëm, që përkon në fakt dhe me vitin zgjedhor, ku zgjedhjet parlamentare janë dekretuar të mbahen në 25 Prill.Rama tha se si për mjekët ashtu dhe mësuesit, qeveria kërkon shpërblim sa më të mirë,  pasi puna e tyre është e jashtëzakonshme.

 ”Po mendojmë për një sistem të vlerësimit të mësuesve që po e analizojmë dhe nga viti i ardhshëm shkollor ku mësuesit më të mirë do të duhet të vlerësohen financiarisht ndryshe. Për të gjithë mësuesit duam që të bëjmë ashtu si dhe mjekëve të rriten pagat dhe kjo mundësi do të shihet që në Buxhetin e vitit të ardhshëm”, u shpreh Rama, që më tej tha se për mësuesit duhet të ketë vend në Parajsë, në rast se ekziston jeta e përtejme. Ndërkohë që Rama foli dhe për sfidat me të cilat do të përballet ky vit i ri  mësimor, ku sipas tij mund të ketë dhe një rritje të numrit të infektimeve me Covid, dhe ku vetë mësuesit duhet të jenë mjaft të kujdesshëm në respektimin e masave.

”E dimë që me hapjen rritet dhe mundësia për shtimin e të infektuarve. Opsioni i mbylljes së mëtejshëm të shkollave ishte opsion më i keq dhe do të shkaktonte kosto tjetër psikologjike për fëmijët me pasoja që ne nuk i llogarisim dot. Mendoj që kanali ka një vlerë të madhe jo vetëm për shkak të kësaj situate por ka një vlerë të madhe në mundësinë që i jepet çdo nxënësi në Shqipëri që të bëjë një verifikim të dyfishtë të mësimit që ka marrë e ta ndjekë mësimin dhe me një mësuese tjetër. Kjo do të sfidojë mësuesit e tjerë që në japin mësim në shkolla.

Ky është drejtimi i parë që kanali do të sjellë dobi të madhe. Me këtë kanal ne do të lehtësojmë barrën e familjeve në zonat më të thella. Vetë sistemi nën drejtimin e ministrisë do të fillojë të adaptohet duke ndarë mësimin e lëndëve të caktuara në televizion dhe aktiviteteve të tjera në shkollë. Televizioni apo ekrani i kompjuterit nuk e zëvendëson marrëdhënien e mësimdhënies në realitetin e prekshëm me mësuesin. Kjo nuk është diçka që e bëjmë thjesht ne. Kjo është përpjekje e njëjtë si vendet e tjera. Ata kanë shtuar shumë forcat që ta ofrojnë mësimin jo vetëm online por edhe nëpërmjet televizionit. Ne na jep një frymëmarrje të re në procesin e mësimdhënies. Do të jetë. Do të shihen mundësitë për ta çuar më tutje këtë kanal.

Është një sfidë e tmerrshme që kjo ka. Kur kemi parasysh moshat dhe atyre fëmijëve më të vegjël tu imponojmë të kundërtën me ato se çfarë i kemi mësuar deri tani që të socializohen me miqtë. Tani duhet tu themi që të mos takohen me njëri-tjetrin. Është një sfidë psikologjike për mësuesit vetë. Nuk është një eksperiment javor. Është një mënyrë e re e të komunikuarit në shkolla”, tha më tej Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME