Categories Lajme

Kërkohej nga Interpoli për mashtrim, kosovari do të kalojë një muaj në paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të kërkuarit M.J., për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale mashtrimi të Kodit Penal Çek.

Sipas gjykatës, të pandehurit M.J i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji duke filluar prej datës 05.12.2019 gjerë me datë 14.01.2020.

“Në këtë çështje penale gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e paraburgimit, sepse po të gjendej i kërkuari në liri, i njëjti mund të ikë, të largohet nga vendbanimi i tij dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes si dhe do të pengonte zhvillimin e procedurës së ekstradimit. I pandehuri M.J. është shtetas i Republikës së Çekisë, i cili kërkohet nga autoritetet e Republikës së Çekisë, për shkak të veprës penale Mashtrimi nga neni 250b, 211 dhe 206 të Kodit Penal Çek sepse nga Interpoli është lëshuar Urdhër arresti, me datë 05.12.2019 për të kërkuarin M.J, me kërkesë për ekstradimin e tij autoriteteve të Republikës së Çekisë. Gjyqtari ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara në nenin 187 par. 1 nën par. 1.1 dhe 1.2 pikat 1.2.1 të KPPK, sepse po të gjendej i kërkuari M.J në liri të plotë do të arratiset dhe do të pengonte zhvillimin e procedurës së ekstradimit”, thuhet në komunikatë. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME