Categories Lajme

“Kërkojmë pagat për të ushqyer fëmijët”, naftëtarët: Nuk kemi asnjë të ardhur tjetër

Gjendja shëndetësore e një prej naftëtarëve të Ballshit të cilët prej pesë ditësh janë në grevë urie është përkeqësuar. Abc News raporton se Aleksandër Mejdani i cili prej ditësh së djeshme ka shfaqur simptoma të rënda është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Grevistët thonë se nuk do dalin nga godina deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa shtojnë se janë braktisur nga qeveria dhe autoritetet shëndetësore.

“Nuk vijmë nga qejfi këtu por vetëm për bukën e gojës. Nuk kemi asnjë të ardhur tjetër përveç uzinës. Dhe tani që flas më dridhet trupi. Radhën e parë që u futëm në grevë kanë ardhur kurse këtë herë jo. Nuk po ndihem mirë, po konsumoj ujë me sheqer dhe paracetamol.

Kërkoj vetëm rrogën për ti dhënë bukë fëmijëve”, është shprehur një nga naftëtarët grevistë. Një tjetër naftëtar thekson se ekonomia e tyre është zero dhe e kalojnë ditën dhe javën duke marrë borxh te të afërmit për të ushqyer fëmijët. Naftëtarët prej kohësh kërkojnë pagat e prapambetura dhe nisjen e punës në uzinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME