Categories Lajme

KESH: Pavarësisht një viti të thatë, niveli i liqenit të Fierzës mbi mesataren shumëvjeçare

Duke marrë shkas nga disa raportime jo të sakta në media, mbi nivelin e ujit në liqenin e Fierzës, ka reaguar Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, duke deklaruar se “situata në të gjithë kaskadën e lumit Drin është në kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, duke menaxhuar në mënyrë optimale prodhimin e energjisë”.

Në reagimin për mediet, KESH thekson se veprat hidroenergjetike të kaskadës së Drinit po administrohen në një regjim optimal shfrytëzimi, në përputhje të plotë me parashikimet e Rregullores për Menaxhimin e Plotave”.

“Sjellim në vëmendje të opinionit, se falë mirëadministrimit dhe menaxhimit të prurjeve në kaskadë gjatë periudhës së fundit, pavarësisht një viti të thatë dhe me reshje të pakëta, niveli i liqenit të Fierzës është sot mbi mesataren shumëvjeçare. Niveli mesatar shumëvjeçarë në liqenin e Fierzës për datën 6 gusht është 281.36 metra, ndërsa niveli i datës 6 gusht 2019, i raportuar në një media ditën e djeshme në mënyrë jo të saktë, është 286.85 metra, ose 5 metra e gjysëm më i lartë nga mesatarja shumëvjeçare”, thekson KESH.

Gjithashtu, KESH siguron opinionin publik se do të vijojë prodhimin e energjisë elektrike duke menaxhuar dhe administruar në mënyrë optimale prurjet në kaskadën e lumit Drin, gjithashtu mbetet i hapur për të bashkëpunuar me median për të informuar në mënyrë të saktë e në kohë reale opinionin publik për situatën në kaskadën e lumit Drin. /a.a/Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME