Categories Lajme

Konstituohet Këshilli Bashkiak Vlorë, Ceremonia e betimit të kryetarit të bashkisë Dritan Leli

Këtë të mërkurë është konsituar këshilli bashkiak i Bashkisë së Vlorës, i përbërë nga 51 antarët të cilët kanë dal fitues nga zgjedhjet e 30 Qershorit, si dhe i është dorëzuar zyrtarisht detyra si kryetar i bashkisë së Vlorës,për të dytin mandat rradhazi, Dritan Lelit.Prezentë në këtë ceremoni ka qënë kryetari i kuvendit të Shqipërisë, dhe njëkoëhësisht kordinatori politik i jugut Gramoz Ruci, Deputeti i Vlorës dhe kordinatori politik i qarkut të Vlorës , Damian Gjiknuri, prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, si dhe deputetët socialist Vilma Bello dhe Edmond Leka. Në ceremoninë e konsituimit të këshillit Bashkiak, 3 antarët e komisionit të vlerësimit të zgjedhur nga votat e 49 këshilltarëve të rinjë bashkiak prezentë në sallë, propozuan si kryetare të ri të këshillit bashkiak zonjën Migena Balla, e cila me pas mori dhe detyrën e re si kryeate të këshillit bashkiak me 45 vota pro, 3 kundra dhe 1 votë e pavlefshme. Në rendin e ditës pas formulimit të plotë të këshillit Bashkiak, ju dorëzua zyrtarisht detyra kryetarit të bashkisë së Vlorës për 4 vjecarin e ardhshëm, Dritan Lelit. Për Lelin ky 4 vjecar do të jetë një 4 vjecar me plot suksese dhe projekte të reja.Ku thelbi do të jenë qytetarët të cilët besuan me votë. Nga sot do të nis puna për vazhdimin e projekteve të reja të qytetit, ku synimi kryesor mbetet vazhdimi i Lungomare 2 nga zona e Rrapit në Ujë të Ftohtë deri në Orikum si dhe vazhdimi i pjesës tjetër të Lungomares nga sheshi në Skelë deri në Zvërnec. Në ndryshim nga 4 vite më parë në themel të këtij mandati të ri do të jetë një punë më e madhe me projekte të reja për rehabilitimin total të përiferisë së Vlorës.Këshilli i ri bashkiak i qytetit të Vlorës përbëhet tashmë nga 51 antarë, ku 49 prej tyre janë antarë të dal fitues nga rradhëst e Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe 2 antarë të Bindjes Demokratike. Kryetare e këshillit të ri Bashkiak u vendos Migena Balla. Gjithashtu u miratuan dhe dy nënkryetarët e këshillit bashkiak të dal nga rradhët e Bindjes demokratike Klearda Rapushi dhe partisë Social Demokrate PSD, si dhe u propozuan 7 kandidaturat që do të përfaqësojnë këshillin bashkiak të Vlorës në këshillin e qarkut të Vlorës të drejtuar nga prefekti i qarkut Flamur Mamaj.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME