Categories Lifestyle

Këshilla nga specialistët: Arsyet pse nuk duhet t’i lyeni kurrë flokët në shtëpi

Është e thjeshtë për t’u përdorur, kushton pak lekë, kursen kohën që mund të rrish në sallon, por ka disa arsye pse lyerja e flokëve në shtëpi të bën që t’u servilosesh parukierëve. Shumica e vajzave, me përjashtim të atyre që kanë fat, nuk arrijnë të nxjerrin ngjyrën që duan, me gjithë përpjekjet në zgjedhjen e ngjyrës perfekte sa herë blejnë bojën. Për të arritur një ngjyrë të bukur të flokëve dhe që të duket sa më natyrale, në fakt nuk është aq e thjeshtë, shkruan Class. Pastaj, sipas ekspertëve, lyerja në shtëpi, shpesh është e paparashikueshme, sepse ndonjëherë është shumë më e fortë se ajo që përdoret në sallon.

Përveç amoniakut dhe kimikateve të tjera, të cilat mund t’i dobësojnë flokët, në disa raste, lyerja në shtëpi mund të të shkaktojë edhe alergji. Tsippora Shainhouse, dermatologe estetiste në Beverly Hills dhe instruktore klinike në Universitetin e Kalifornisë Jugore, thotë se janë të shumta kimikatet që mund të të shkaktojnë të kruajtura dhe skuqje jo vetëm të skalpit, por edhe të pjesës tjetër të lëkurës, fytyrë dhe trup: “Disa përbërës me përmbajtje të lartë kimike mund të shkaktojnë vazhdimisht skuqje të lëkurës ose të kruajtura që mund të zgjasin disa ditë deri në disa javë. Në fakt, kjo përsëritet, sepse në përgjithësi gratë i lyejnë rrënjët e flokëve çdo 4-6 javë.”

Një hairstylist tjetër i personazheve të njohur, George Papanikolas, thotë se arsyeja më e shpeshtë e lyerjes së flokëve në shtëpi janë thinjat, të cilat dalin shumë shpesh dhe i detyrojnë gratë t’i lyejnë më shumë vetë edhe për shkak të kostos së parukerive. Por, nga ana tjetër, këshillon ai, edhe thinjat duan një trajtim të veçantë, sepse ato janë edhe më agresive për marrjen e ngjyrës, ndryshe nga pjesa tjetër e flokëve. “Një stilist profesionist e di që mund të të vendosë një trajtim vetëm të rrënjëve apo të të gjithë flokëve, sipas nevojës.”

Përveç këshillave specifike, të gjithë specialistët bien dakord në një pikë: flokët kanë një histori të vetën sa i përket lyerjes dhe boja ndikon për t’i pasur gjithmonë të shëndetshëm. Në rast se do të vazhdosh të testosh me bojën, të provosh disa, njëra pas tjetrës, kjo natyrisht do t’i dëmtonte shumë flokët.

Sado të përpiqesh t’i lyesh flokët vetë në shtëpi dhe të zgjedhësh bojën më të mirë, ajo kurrë nuk do të jetë aq e bukur sa ç’është kur i lyen në sallon. Po ashtu, nuk duhet të harrosh se boja reagon në mënyra të ndryshme në flokë të ndryshëm. Dikush që është bionde dhe kërkon të errësojë ngjyrën mund të mendojë se kjo është gjëja më e thjeshtë, por ndonjëherë reagimi i bojës sipas llojit të flokut mund t’i kthejë ato në të gjelbër. Apo dikush që i ka kafe mund të mendojë se 1-2 tone mund të çelen lehtë, por ndonjëherë ngjyra mund të dalë edhe portokalli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME