Categories Lifestyle

Këshillat Bazë Të Dietës Mesdhetare Që Janë Të Lehta Për Tu Ndjekur

Që prej vitit 2010, dieta Mesdhetare mbrohet edhe nga UNESCO, si pasuri me vlera të jashtëzakonshme e të veçanta. Kjo dietë është një ndër trashigimitë dhe pasuritë më të vlefshme të kulinarisë botërore. Ndër vlerat më të mira që dhuron ky regjim ushqimor mund të rendisim vitaminat, yndyrnat e mira apo mineralet që përmban. Përveçse shumë vlerave është edhe shumë e lehtë për t’u ndjekur pasi ka për bazë ushqimet tradicionale. Ushqimet kryesore për këtë dietë janë drithërat, frutat, perimesht, bishtajorët, barishte jeshile, arrorë, erëza apo vaj ulliri. Ky regjim ushqimor konsiderohet si më i miri për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm.

Këshillat Bazë Të Dietës Mesdhetare Që Janë Të Lehta Për Tu Ndjekur

Përdor gjithmonë vaj ulliri. Nëse deri më tani keni përdorur yndyrna standarde, zëvendsësojini me vajin e ullirit. Atë mund ta përdorni edhe si zëvendësues të gjalpit.

Hani sallatë çdo ditë. Zgjidhni barishtet dhe perimet më të mira të stinës dhe konsumojini çdo ditë

Mos harroni arrorët. Në vend të patatinave apo biskotave, hani një grusht me arra ose arrorët tuaj të preferuar si një alternativë shumë e shëndetshme.

Më shumë drithëra gjatë vakteve. Eksperimentoni me drithëra si bulguri, elbi, orizi kaf apo makaronat me drith të plotë. Sa i përket bukës, zgjidhni atë të fshatit ose me drithëra të plota.

Perimet. Si në drekë, ashtu edhe në darkë nuk duhet t’i neglizhoni perimet dhe synoni të hani 3-4 racione perime në ditë. Për variacion provoni perime të ndryshme çdo javë.

3 racione legume në javë. Alternativat më të mira janë: thjerrëzat, qiqrrat dhe fasulet e zeza.

Hani më pak mish. Në vend të mishit të kuq, zgjidhni mishin e shpendëve por me kursim. Mishin e kuq ruajeni për raste të rralla dhe gjithmonë shoqërojeni me shumë perime. Dy racione peshk në javë janë gjithashtu të rëndësishme.

Mos pini pije të gazuara. Zëvendësojini ato me ujë ose lëngje të plota frutash

Më pak ëmbëlsira. Frutat e freskëta janë më të mirat. Synoni të hani të paktën 3 racione frutash të freskëta në ditë. Ëmbëlsirat me sheqer ruajini për raste të veçanta.  /AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME