Warren Buffet është njëri nga biznesmenët më të suksesshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai konsiderohet si investitori më i madh i shekullit XX. Buffet deri para 8 viteve ishte njeriu më i pasur i botës, ndërsa sipas listës së Forbes në vitin 2019, ai renditet i treti me një pasuri prej 82.5 miliardë dollarë.
Revista amerikane “Time” e ka cilësuar si njërin prej njerëzve më me ndikim në botë. Ai si një novator dhe njeri i sukesshëm ka dhënë disa këshilla interesante në lidhje me të ardhurat, kursimet, shpenzimet etj. Rreth të ardhurave: “Mos u var kurrë vetëm nga një burim të ardhurash. Investo në mënyrë që të krijosh të paktën një burim të dytë”.
Rreth shpenzimeve: “Nëse blen gjëra që nuk të nevojiten, së shpejti do të të duhet të shesësh gjërat që të nevojiten”. Rreth kursimeve: “Mos kurse atë çfarë ngel pas shpenzimeve, por shpenzo atë çfarë ngel pas kursimeve”. Rreth riskut: “Mos e testo kurrë thellësinë e një lumi me të dyja këmbët”. Rreth investimeve: “Mos i fut të gjithë vezët në një shportë”. =