Categories Lajme

Këshilli bashkiak i Fierit dhuron pagat mujore të nëntorit për të dëmtuarit nga tërmeti

/ATSH – I. Vata/ Këshilli bashkiak i Fierit ka shprehur sot solidaritet me të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit, duke dhuruar 51 paga të anëtarëve të këshillit.

Në mbledhjen jashtë radhe këshilli bashkiak i Fierit, ka vendosur që pagën e muajit nëntor ta dhurojë në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Këshilli bashkiak ka 51 anëtarë me pagesë mujore 11900 lekë.

Bashkitë në të gjitha qarqet janë solidarizuar me të dëmtuarit nga tërmeti duke dërguar shtabe emergjence, ndihma materiale dhe ushqimore, por rasti i këshillit bashkiak të Fierit hap siparin e një solidariteti zyrtar të shpallur me vendim nga vetë këshilli bashkiak, Fier Tërmeti i 26 nëntorit ishte një nga tre tërmetet më të fuqishme të shekullit që solli humbjen e 51 jetëve dhe shkatërrimin e qindra shtëpive. /j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME