Categories Lajme

Këshilli i Ministrave, Ibrahimaj: Indeksim me 3.3% i pensioneve të të gjitha kategorive

Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve me 3.3%.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha:

“Një nga masat që është parashikuar në këtë akt normativ që sapo kaluam indeksimi me 3.3% i pensioneve për të gjitha kategoritë e pensioneve dhe të plota e të pjesshme e të reduktuara të invaliditetit, pensionet në qytet, fshat, që jepen për ndihma të posaçme shtetërore të gjitha kategoritë e pensioneve jo vetëm pensionet por edhe indeksimi i shtesës.

Kjo ka kosto prej 3.3 miliardë lekësh ne buxhet.

Ne këtë vit morëm një vendim ndryshe nisur nga rritja e çmimeve, vendosëm që për shportën e pensionistëve të bëjmë rritje me 3.3%”.

Sipas ministres Ibrahimaj, “janë 2500 lekë shtesa e shpenzimeve të një familjeje mesatare për një muaj që vjen si rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve të shportës. Ne kemi menduar të japim 3 mijë lekë për 576 mijë persona për tre muaj me qëllim përballimin e kësaj situate”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME