Categories Lifestyle

Kështu bëhet kafja më e shëndetshme

Ky është lajm i keq për adhuruesit e kafes, e cila përgatitet në xhezve Në hulumtimin i cili është publikuar në revistën European Journal of Preventive Cardiology, thuhet që kafja e pafiltruar përmban substanca të cilat rrisin kolesterinën në gjak.

Filtrat eliminojnë substancat nga kafja të cilat rrisin nivelin e kolesterinës, ndërsa vetvetiu e zvogëlojnë rrezikun nga sulmet në zemër dhe sëmundjen e hershme – thotë Prof. Dag Thelle, autor në Degën e Shëndetit Publik të Universitetit të Gothenburgut, Suedi.

Studimi ynë ofron fakte bindëse mbi lidhjen midis metodës së përgatitjes së kafes, sulmit në zemër dhe jetës së gjatë – thotë Thelle. Ky është lajm i keq për adhuruesit e kafes, por edhe për adhuruesit e kafes së fortë turke, e cila përgatitet në xhezve. Zierja e kafes apo përdorimi i presës për kafe në të vërtetë mund të rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Kafja e pafiltruar, siç është kafja greke dhe ajo turke, e cila zihet, apo kafja e cila bëhet në presën franceze, përmban sasi të mëdha kafestoli dhe kaveoli, thartira organike të cilat gjenden në shtresën dhe në sipërfaqen e kafes – ka thënë nutricionistja Lisa Drayer për CNN-në. Studimet kanë treguar që këto materie mund të shtojnë nivelin e triglicerideve dhe kolesterinës LDL. Prandaj konsumoni kafen e filtruar, sepse filtrat nëpër të cilët kalon kafja mbajnë substancat e dëmshme, përfundon Lisa. Cilën kafe ju më së shumti dëshironi ta pini dhe si e përgatitni në shtëpinë tuaj? 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME