Categories Lajme

Këta janë binjakët që kanë lindur në vite të ndryshme

Andrea dhe Fabio janë binjakë, por kanë lindur në ditë dhe vite të ndryshme. Njëri prej tyre erdhi në jetë në fund të vitit 2018 dhe tjetri në fillim të 2019-ës.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, binjakët e lindur në Romë, erdhën në jetë në poliklinikën “Gemelli”, që në shqip do të thotë, Binjakë.

Nga dokumentet zyrtare të lindjes, Andrea rezulton i lindur në orën 23:59 të datës 31 dhjetor 2018 dhe Fabio në orën 00:01 të datës 1 janar 2019.

Një i afërm i fëmijëve, Giovanni, është shprehur për mediat:

“Jemi mësuar të mendojmë që binjakët lindin njëkohësisht, në të vërtetë një diferencë kohe ekziston gjithmonë. Në rastin tonë, këta dy minuta bëjnë diferencën mes dy viteve të ndryshme.”

Ndërkohë, Giovanni është shprehur gjithashtu se vogëlushët janë mirë, lindën më shumë se dy kilogramë secili dhe nuk kanë pasur nevojën e inkubatorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME