Këta trenjakë në Londër u dënuan me 46 vjet b.urg në total së bashku mbi një tentativë për të shitur një mitraloz dhe një pistoletë Uzi. Futbollistët gjysmëprofesionistë Reiss, Ralston dhe Ricky Gabriel, 28 vjeçarë, ishin pjesë e një bande dhe u përpoqën të armatosnin një gangster të rre.zikshëm. Policia sekuestroi armë, duke përfshirë një mitraloz dhe një pistoletë me karikatoret e mbushura me fishekë si dhe një silenciator.
ADN-ja e marrë nga pistoleta përputhej me vëllezërit, por oficerët nuk ishin në gjendje të provonin se cili ishte për shkak të kodit identik gjenetik.
Gjithçka u mundësua nga hetimi i telefonave të tyre celularë dhe përgjimi i tyre.
Vëllezërit bënin shaka me njëri-tjetrin në bankën e të akuzuarve ndërsa u dënuan në gjykatën e Blackfriars, në jug të Londrës. Ricky dhe Ralston u burgosën për 14 vjet. Reiss mori 18 vjet për posedim të pistoletës dhe shitje të drogës.
Gjykatësi John Hillen u tha atyre: “Ju u përfshitë në një marrëveshje për të furnizuar me armë një kriminel jashtëzakonisht të rrezikshëm, Aron Thomas.”
Vëllezërit luajtën në Brimsdoën FC me qendër në Londrën e Veriut.
Në total, tetë burra janë burgosur pas një hetimi të udhëhequr nga inteligjenca. Policët ja kapën ar.mët korrierit në Londrën Veriore në vitin 2017.
Në atë kohë, Thomas, 32 vjeç, nga Holloway, North London, ishte në gjykim për të shtëna me armë zjarri në një turmë. Ai mori një dë.nim të përjetshëm vitin e kaluar pasi u dënua për posedim të ar.mëve të zjarrit.