Categories Lajme

Këta trenjakë në Londër u dë.nuan me 46 vjet b.urg në total

Këta trenjakë në Londër u dënuan me 46 vjet b.urg në total së bashku mbi një tentativë për të shitur një mitraloz dhe një pistoletë Uzi. Futbollistët gjysmëprofesionistë  Reiss, Ralston dhe Ricky Gabriel, 28 vjeçarë, ishin pjesë e një bande dhe u përpoqën të armatosnin një gangster të rre.zikshëm. Policia sekuestroi armë, duke përfshirë një mitraloz dhe një pistoletë me karikatoret e mbushura me fishekë si dhe një silenciator.

ADN-ja e marrë nga pistoleta përputhej me vëllezërit, por oficerët nuk ishin në gjendje të provonin se cili ishte për shkak të kodit identik gjenetik.

Gjithçka u mundësua nga hetimi i telefonave të tyre celularë dhe përgjimi i tyre.

Vëllezërit bënin shaka me njëri-tjetrin në bankën e të akuzuarve ndërsa u dënuan në gjykatën e Blackfriars, në jug të  Londrës. Ricky dhe Ralston u burgosën për 14 vjet. Reiss mori 18 vjet për posedim të pistoletës dhe shitje të drogës.

Gjykatësi John Hillen u tha atyre: “Ju u përfshitë në një marrëveshje për të furnizuar me armë një kriminel jashtëzakonisht të rrezikshëm, Aron Thomas.”

Vëllezërit luajtën në Brimsdoën FC me qendër në Londrën e Veriut.

Në total, tetë burra janë burgosur pas një hetimi të udhëhequr nga inteligjenca. Policët ja kapën ar.mët korrierit në Londrën Veriore në vitin 2017.

Në atë kohë, Thomas, 32 vjeç, nga Holloway, North London, ishte në gjykim për të shtëna me armë zjarri në një turmë. Ai mori një dë.nim të përjetshëm vitin e kaluar pasi u dënua për posedim të ar.mëve të zjarrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME