Categories Opinion

Këtë libër ia dedikoj nënës sime, dramës së sëmundjes së saj “Alzheimer”, nga Dallandyshe Bushi

Këtë libër ia dedikoj nënës sime, dramës së sëmundjes së saj “Alzheimer”…

Ky shkrim është një ulërimë, një britmë për dhimbjen që del nga thellësia e shpirtit… Në momentin që mjekët më thanë, mami juaj është diagnostikuar me një sëmundje që quhet alzheimer, u tmerrova, në atë moment nuk kishte asnjë dritë për mua, kudo që hidhja vështrimin shikoja vetëm tym, mjergull, deri sa sytë m’u errësuan dhe u gjenda në një përrua me lot që nuk pushonin së laguri faqet dhe trupin tim…

Të shohësh njeriun më të shtrenjtë të jetës tënde që pak nga pak fillon t’i zbehen kujtimet, ndjenjat, kujtesa, i shikon ato ngadalë të hyjnë në realitetin e hidhur dhe që ndihen mizorisht të prerë, jashtë kësaj bote, që përgatitesh të përballesh me një dhimbje të ngadaltë dhe të pafalshme, dhe qe ditë pas dite bëhet gjithnjë dhe më e ashpër. Si mundesh ta përballësh atë shfaqje në sytë e tu, kur para teje nuk qëndron më prindi yt por thjesht një fëmijë…

Ajo është aty pranë dhe ti në sytë e tu sheh qe tretet çdo ditë ngadalë, me dhimbje shumë…

Ngadalë duke të lënë në zemër shumë plagë…

Nga Dallandyshe Bushi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME