Categories Lajme

“Këtë muaj kalojmë anti-KÇK-në”, Parlamenti rinis me çështje të nxehta

Në 20 Janar në orën 18:00, nis sesioni i ri parlamentar. Ky sesion do të jetë mjaft i ngjeshur dhe shumë debatuar pasi pritet që të depozitohen dhe diskutohen çështje delikate. Në fund të dhjetorit, kryeministri Edi Rama u shpreh se në janar do të miratohet akti normativ anti-KÇK. “Në fillim të janarit, menjëherë pas Vitit të Ri, ne do kalojmë aktin që u pengua për shkak të Gjendjes së Emergjencës kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së” tha Rama në 23 dhjetor. Por çfarë parashikon ky akt normativ i kundërshtuar nga opozita? Me konsultimin e ekspertëve izraelitë, qeveria shqiptare ka gati paketën ligjore Anti-KÇK, për të goditur pasuritë e krimit të organizuar. E për rrjedhojë edhe prokurorët e gjyqtarët e korruptuar që teksa presin të “digjen” në Vetting, po i bëjnë favoret e fundit eksponentëve të krimit të organizuar. Forca e Ligjit do të kthehet në njësi speciale, OFL, grupi i ngritur prej gjashtë muajsh, i trajnuar për të goditur pasuritë e eksponentëve të krimit të organizuar.

Ky ligj do të jetë i përkohshëm, tha kryeministri Edi Rama, ndërsa ‘Shqiptarja.com’ mësoi se ai do të funksionojë deri në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Edhe prokurorët dhe gjyqtarët pjesë e ligjit anti-mafie, deri në ngritjen e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë./ shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME