Categories Lajme

Këto janë 13 pronat që iu sekuestruan Ben Qimes nga GJKKO

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 31.5.2021, regjistroi procedimin pasuror nr.8 në ngarkim të shtetasit Arben Enver Isufaj. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e referimit pasuror të dërguar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Nga përmbajtja e informacionit për fillimin e procedimit pasuror, si dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se shtetasi Arben Enver Isufaj, është subjekt i hetimit pasuror sipas ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, sipas nenit 3/1 pika “c”, pasi është hetuar nga autoritetet e huaja për vepra penale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe oraganizatat kriminale.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.19, datë 31.7.2021, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sekuestrimin e pasurive të shtetasit Arben Enver Isufaj dhe familjarëve të afërm të tij, si  më poshtë: Objekti “Pulari”,shoqëria tregtare e emërtuar “ISUFAJ 2001”, me NIPT. K23019402P, e përbërë nga 1 (një) godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, e cila ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos. 33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë“AKILI ALB“ SHPK,me Nipt. L12805404G, i regjistruar më datë 05.04.2011, me datë themelimi 05.04.2011 me fushë veprimtarie: “Prodhimin, tregtimin dhe përpunimin e produkteve bujqesore e blegtorale, import eksport, prodhim të fidanëve frutorë”, me vend të ushtrimit të aktivitetit; në Fier, Lagjia “Apollonia”.

Subjekti i regjistruarme emrin Tregtar “ISUFAJ-2004“SHPK, me Nipt. K52826402G, i regjistruar më datë 26.04.2005, me fushë veprimtarie: “Per zbatim, punime dheu, sistemime, tarracime terrenesh etj, prodhim materiale inerte, rere, çakull, gurë, mermer etj. Ndertime civile dhe ekonomike, ndertim vepra arti, rikonstruksione. Për projektim, plan vendosje objekte tëveçanta, projektim i veprave të zakonshme prej murature, tulle, guri etj. Projektim rruge auto kat. V, IV. Projektim vepra arti tëvogla, supervizim dhe kolaudim”, me vend të ushtrimit të aktivitetit; zyra qëndrore e shoqërisë në Shqipëri; Fier, lagjja “Konferenca e Pezës”.

Një pasuri të paluajtshme e llojit “Truall“, me sipërfaqe3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Tokë pa Frut“, me sipërfaqe14.000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas– Fier. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë“, me sipërfaqe 1.467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh– Fier. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë“, me sipërfaqe 5.600 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh– Fier. Automjet lloji autoveturë, marka AUDIA8. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZML270CDI. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ300D. Automjeti lloji autoveturë, marka DAIMLER CHRYSLERS500. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZS63 AMG. Automjeti lloji autoveturë, markaAUDI A8L.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME