Categories Lifestyle

Këto janë mënyrat më të lehta për të mbajtur frymën nën ujë

Si ta mbani frymën nën ujë? Noti mund të jetë zbavitës në qoftë se dini si të mbani frymën nën ujë. Mund të duket e lehtë por ka disa mënyra që ju mësojnë se si ta mbani frymën gjatë notit, raporton “Bright Side”.

Së pari duhet kontrolluar gjendjen tuaj jashtë ujit se sa e mbani frymën. Në fillim merrni frymë normalisht për dy minuta dhe më pas merrni frymë thellë dhe lëshojeni. Shikoni kohën se sa sekonda apo minuta mund të qëndroni pa frymë.

Nëse jeni në gjendje të mbani frymën një minutë apo më pakë, gjatë praktikës do të mund të mbani frymën për tre minuta. Nëse do të mund të mbani frymën për një minutë e gjysmë, pas praktikës do të jeni në gjendje të mbani frymën katër minuta. Po të mbani frymën për dy minuta apo më shumë, pas praktikës do të mbani frymën pesë minuta. Sa më shumë që praktikoheni, aq më shumë do të mund të mbani frymën në të ardhmen. Pjesa më e rëndësishme e të mbajturit frymën gjatë nën ujë është relaksimi.

Është e rëndësishme të relaksoni trupin, mendjen dhe muskujt. Duhet të qëndroni të qetë, pa stres dhe jo nervoz, vetëm kjo ju ndihmon që të arrini rezultate të larta.Para se të filloni notin është e nevojshme ti ngrohni mushkëritë me frymëmarrje, transmeton lajmi.net.

Qëndroni në pozitë relaksuese, merrni frymë si zakonisht dhe më pas mbajeni frymën deri sa të ndiheni jo rehat, më pas lëshojeni frymën dhe filloni frymëmarrje normale për dy minuta, përsëriten tre herë. Sigurohuni që të mos hani dy apo tre orë para notit. Nëse notoni mbi ujë kontrollimi i frymëmarrjes është më i lehtë, për dallim nga ata që preferojnë të notojnë më poshtë ujit gjë që u vështirëson mbajtjen e frymës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME