Flamurtari dhe Partizani do të jenë ekipet finaliste të kupës së Shqiperisë në basketboll për femra. Flamurtari ka fituar përballë Elbasanit ne shifrat 106-85 ne ndeshjen e parë gjysëm finale. Një ndeshje e dominuar nga ekipi Vlonjat ku ka spikatur kryesisht Amerikania Bay qe ka shënuar plot 28 pikë por edhe zenuni e Elbasanit që ka shënuar 27 pike.
Flamurtari e kalon pa vështirësi ndeshjen gjysëmfinale, ndërkohë qe me e fortë ka qene përballja Partizani-Tirana të pakten deri në perioden e tretë të takimit. Aty ku më pas Partizani ka treguar me cilësi në parket përballë Tiranës. Edhe në 10 minutat e fundit është munduar duke arritur të rivalizojë por pa mundur të ndryshojë dicka. Mbyllet 65-56 për partizanin qëdo të Luaj në finale me flamurtarin të shtunën.





