Categories Lajme

Ketrin Gjocaj flet për herë të parë për divorcin: Jetova e ndarë me vajzën

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë e ftuar gazetarja Ketrin Gjocaj e cila ka dhënë një kontribut 30-vjeçar në ekran duke sjellë formate të ndryshme televizive ndër vite. Për herë të parë ajo ka folur në këtë intervistë për divorcin që ka pasur para shumë vitesh dhe marrëdhënien që ka me vajzën e saj e cila ka jetuar që e vogël në Gjermani me të atin.

Mirela Milori: Dua të më japësh një përgjigje të sinqertë, je divorcuar herët nga babai i vajzës tënde, si ka qenë, sepse Shqipëria edhe sot është pak e vështirë. Ti si e ke kaluar divorcin?

Ne kemi qenë 6-7 vjet martuar, kemi qenë të lidhur më herët, të fejuar qëndruam 7 vjet. Ajo që luajti rol në këtë mënyrë jetese të ndarë, ishte dhe largësia, sepse që në ’91-shin bashkë me vajzën, me vjehrrën time, gjithë familja shkoi në Gjermani, në ato kushte që kishte Shqipëria atëherë, sepse edhe ata nga ana e mamasë kishin probleme të persekutimit, të një jete me probleme në Shqipëri. Që aty filloi një gjë që nuk shkonte, sepse unë e dashuruar me ekranin, me një familje normale. Ne vazhdojmë të kemi marrëdhënie shumë të mirë, edhe kjo gjë duhet thënë, nuk ndodh në të gjitha çiftet.

Mirela Milori: Vajza u rrit në Gjermani, ku është zgjedhja më e mirë besoj, pavarësisht se ti si e ke përjetuar?

Ketrin Gjocaj: Kjo nuk ka kaluar lehtë, unë detyrohesha që 2-3 herë në vit të shkoja në Gjermani që atëherë ishte shumë problem dhe për viza. Ato fillime i kam patur problem, por raporti nuk ndryshoi, ka qenë shumë i mirë. Keti tregon se ka kaluar shumë momente të vështira dhe të mërzitura gjatë jetës që mund të ketë qarë dhe të jetë ndjerë pesimiste, por duke patur një familje të mirë, punën dhe uronte që vajza e saj të kishte vetëm shëndetin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME