Categories Lajme

Khabib “sfidon” Macron pasi ofendoi myslimanët

Vlerësimet e presidentit francez Emmanuel Macron për Islamin dhe radikalizmin fetar pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në vendin e tij, kanë shkaktuar reagimin e një pjesë të mirë të botës islame, duke filluar nga presidenti turk Erdogan. Por nuk mungojnë edhe kritika nga  personazhe të tjerë të famshëm, si ylli i MMA-së, rusi nga Dagestani, Khabib Nurmagomedov.

Mundësit të pamposhtur në sportin e tij, dhe që pas 29 ndeshjesh me fitore njoftoi tërheqjen e tij nga MMA, nuk i kanë pëlqyer aspak fjalët e Macron, që jo vetëm deklaroi se “ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat dhe vizatimet” si ato të Charlie Hebdo, ku ishte ironizuar edhe vetë profeti Muhamed, por vijoi duke thënë se “Islami sot po përjeton kudo një krizë”. Nurmagomedov postoi në rrjetet sociale një sulm të fortë ndaj presidentit francez. “Dashtë i madhi Zot të shpërfytyrojë atë dhe ndjekësit e tij, që pas sloganit të lirisë së shprehjes ofendojnë ndjenjat e më shumë se 1 miliard e gjysmë myslimanësh. Dashtë Zoti ta turpërojë atë në këtë jetë dhe në tjetrën”, ishin disa nga fjalët e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME