Categories Bota

“Kili në flakë për Krishtlindje”, digjen 120 shtëpi

Kili po përballet me një situatë të vështirë ditët e fundit. Zjarre masive kanë përfshirë rajone të ndryshme të vendit. Sipas BBC, deri tani janë shkatërruar të paktën 120 shtëpi dhe janë zhvendosur me mijëra banorë. Kryesisht, vatra më e rrezikshme e zjarrit është në qytetin Valparaiso.

Të gjitha zjarrfikësit e qytetit janë angazhuar për të luftuar me flakët në zonat Rocuant dhe San Roque. Autoritetet e ndërprenë rrymën për 90 mijë konsumatorë si masë parandaluese për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarreve përmes rrjetit elektrik. Kryetari i këtij qyteit, Jorge Sharp, tha për një televizion se zjarret janë shkaktuar qëllimisht, ndërsa policia nuk ka raportuar ende për ndonjë viktimë.

Ai shtoi se erërat e fuqishme dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë gjendjen e zjarreve. Valparaiso është njëri prej qyteteve më të mëdha të Kilit dhe port i rëndësishëm në bregdetin e Oqeanit Paqësor. Nga këto zjarre deri më tash janë djegur rreth 120 hektarë kullosa. Qyteti i shtrirë në pjesën qendrore të Kilit është vend i popullarizuar edhe për turistët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME