Solidariteti për shqiptarët e prekur nga tërmeti ka qenë ndërkombëtar dhe për t’u duartrokitur. Ndërkohë së fundmi edhe shteti i Egjiptit ka ndihmuar Shqipërinë. Ministria e Jashtme egjiptiane ka informuar se Tiranës zyrtare i janë dërguar ndihma, kryesisht mjekësore.
Ndihma, e ofruar nga Agjencia Egjiptiane e Partneritetit për Zhvillim, iu dorëzua palës shqiptare nga ambasada egjiptiane në Tiranë. Deklarata vuri në dukje se Egjipti i dha Shqipërisë këtë dërgesë ndihme për të ndihmuar qeverinë shqiptare dhe njerëzit të kapërcejnë efektet negative dhe sfidat humanitare të shkaktuara nga tërmeti.
