Categories Politike

Kim Jong thotë se Biden duhet të rrihet me shkop: Trump i del në mbrojtje

Presidenti amerikan, Donald Trump iu është përgjigjur Koresë së Veriut, pasi ata sulmuan kandidatin demokratik, duke e quajtur si një qen të tërbuar, i cili duhet të rrihet me shkop për vdekje.

Trump në një tëeet për udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se Biden ‘’mund të jetë i përgjumur dhe shumë i ngadaltë’’, por thotë se ‘’ai nuk është një qen i tërbuar’’ dhe ‘’është shumë më i mirë sesa nga çfarë është thënë’’. Prapëseprapë, Trump shton se ai është i vetmi që mund të dërgojë Kim ‘’në vendin e duhur’’, dhe kërkoj nga Kim që të veprojë shpejt dhe të bëjnë një marrëveshje.

Koreja e Veriut, e kishte akuzuar Biden se kishte ‘’shkathtësi guximtare për të shpifur rreth dinjitetit të udhëheqjes supreme’’, megjithëse regjimi nuk specifikoi atë që kishte thënë, e cila ngjalli kaq shumë zemërim. ‘’Qentë  e tërbuar si Biden mund të dëmtojë shumë njerëz, nëse vazhdojnë të jetojnë’’, thuhet në një deklaratë të agjencisë zyrtare të lajmeve KCNA. ‘’Ata duhet të rrihen për vdekje me shkop’’.

Kishte spekulime se Koreja reagoi pas një reklame nga fushata presidenciale e demokratëve, që dënonte politikën e jashtme të Trump. Reklama thoshte se ‘’kur diktatorët vlerësohen, aleatët shtyhen mënjanë’’, dhe paraqiste një imazh të Trump me Kim, gjatë takimit të tyre në samitin e mbajtur në Singapor, vitin e kaluar.

Kjo mbrojtje e Trump, vie pas një hetimi të fajësimit të presionit nga Trump drejt Ukrainës për të  bërë hetime mbi Biden dhe djalin e tij, Hunter.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME