Categories Lajme

Kim nis pushimet, ndan fotot e veçanta nga Vunoi: Do ta mbaj premtimin për t’u rikthyer sërish

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, duket se e ka kthyer në një zakon eksplorimin e Shqipërisë. Së fundmi diplomatja amerikane po pushon në Himarë ku dhe është takuar me banorët e zonës.

Teksa ka publikuar disa foto në rrjete sociale Kim jep detaje nga vizita e saj, Kim shfaqet në shoqërinë e miqve të rinj. Kim shkruan se ka ndarë me to një bisedë të këndshme.

“Si shumë njerëz në Shqipëri dhe gjetkë në Evropë, unë jam duke marrë një pushim të shpejtë për të rifituar energji. Shkova në Vuno për një kafe në sheshin e fshatit dhe përfundova duke pirë uzo me banorët. Faleminderit Petro, Gjergj, Irakli, Armando dhe miq të tjerë të rinj që më ftuan të ndaj një pije dhe për një bisedë shumë të bukur”, shkruan Kim. Ambasadorja tregon gjithashtu se është larguar nga fshati, me premtimin se do të rikthehet shumë shpejt atje.

“Unë e vlerësova mësimin për fshatin tuaj, ndarjen e pikëpamjeve për jetën në Shqipëri dhe bisedimin për familjet tona. Unë do ta mbaj premtimin tim për t’u kthyer në fshatin tuaj të bukur dhe për të vazhduar bisedën tonë. Faleminderit!”, tha më tej Ambasadorja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME