Categories Lajme

Kina diplomatëve të SHBA: Ndalni ndërhyrjen në çështjet e Hong Kongut

Kina u kërkoi diplomatëve amerikanë që ndodhen në Hong Kong të ndalin përfshirjen në çështjet që lidhen me këtë rajon pas njoftimeve në shtyp se një diplomat ishte takuar me aktivistë pro-demokracisë.

Ministria e Jashtme njoftoi se shprehu “pakënaqësinë e fortë” ndaj zyrtarëve amerikanë lidhur me takimin e një zyrtari të konsullatës amerikane me një “grup lokal që luftojnë për pavarësi”.

Ministria i bëri thirrje konsullatës amerikane që “të ndalë menjëherë kontaktet me rebelët e ndryshëm anti-Kinë” siç thuhej në deklaratë si dhe “të ndalojë menjëherë ndërhyrjen në punët e Hong Kongut”.

Gazeta e Hong Kongut “Takungpao” njoftoi se këshilltarja e përgjithshme politike e Konsullatën Amerikane Julie Eadeh ishte takuar me anëtarët e partisë politike pro-demokracisë “Demosisto” si dhe aktivistin e shquar Joshua Wong.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit u tha përfaqësuesve të agjecisë së lajmeve AFP se qeverisë amerikane “takohen rregullisht me një grup të gjerë njerëzish nga Hong Kongu dhe Makau”.

Kina pretendon se protestat anti-qeveritare në Hong Kong janë financuar nga Perëndimi, por nuk ka arritur të ofrojë prova përveç deklaratave mbështetëse nga disa politikanë perëndimorë.

Tensionet në rajonin gjysmë-autonom janë të larta pas dy muaj protestash që herë pas here janë shoqëruar me dhunë.

Trazirat nisën në qershor nxitur nga një projektligj që nëse miratohej, do të lejonte ekstradimin në Kinë për procese gjyqësore.

Protestat që atëherë kanë evoluar në një lëvizje për reforma demokratike në vend.

Partia “Demosisto” pohon se po lufton për më shumë autonomi për Hong Kongun dhe jo për pavarësinë e tij. VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese

Bazuar në vendimin e qeverisë për bonusin e pensionistëve, janë 11 kategori përfituese të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME