Categories Politike

“Kisha qejf të dilja jashtë shtetit pa gruan”, Bujar Qamili: Ja si e gënjeja

Këngëtari i njohur Bujar Qamili ka folur për jetën e tij personale dhe mbështetjen që ka pasur nga bashkëshortja përgjatë këtyre karrierës muzikore. Ai është shprehur se bashkëshortja e tij mërzitet kur ecin bashkë në rrugë për shkak se është shumë i njohur. Bujar Qamili tha se e ndalojnë shumë njerëz duke e puthur dhe duke biseduar me të dhe kjo e bezdis shumë bashkëshorten e tij.

“Më shumë mërzitet me mua kur eci me të rrugës. Unë ndalem, kap njëri, puth tjetri, jo fotografi apo muhabet dhe ajo e shkreta ec,ec. Ka raste që më thotë të pres tek vendi ku ishim nisur,”- tha këngëtari. Ndërsa mes batutave dhe humorit, rrëfeu “tradhtitë” ndaj bashkëshortes.

Ai u shpreh se në fillim të karrierës bashkëshortja e shoqëronte nëpër koncerte sepse kishte qejf të shihte shtetet e ndryshme.Por duke qenë se Qamili dëshironte të udhëtonte vetëm e gënjente duke thënë se po shkonte në të njëjtat vende që ajo i kishte parë.

“Në fillimet, vinte se kishte qejf me pa. Ka qenë në 6-7 shtete, në SHBA, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Danimarkë, në Luksemburg etj. Me kalimin e kohës kisha një fije qejf sikur me dal vetëm edhe i thoja po shkoj aty ku ti ke qenë një herë. E më thoshte, jo mo se nuk do vij, shko ti,”- tha këngëtari i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME