Categories Lajme

‘Kishim porosi nga Bujar Leza’/ Vrasësi i Behar Sofisë: Do të bënim një vrasje në Kamëz, ja kush ishte shënjestra

Autori i dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë, Ernejt Shyti, aktualisht në burg, ka rrëfyer se do duhej të vriste një 34 vjeçar, që jetonte në Kamëz, pranë komisariatit të policisë. ‘Report tv’ ka zbardhur dëshminë ai e dha në seancën më të fundit, ku nxori detaje për porositë që i afronte Bujar Leza. Ai tregoi se pasi ekzekutoi Sofinë në anë të Lanës në Tiranë, kishte marrë porosi për të kryer një tjetër vrasje, e cila nuk u bë pasi nuk ishte studiuar mirë zona.

“Pasi u vra Behar Sofia, kishim porosi tjetër nga Bujar Leza. Do të bënim një vrasje në Kamëz, shenjestra ishte një person 34 vjeç që e kishte shtëpinë në Kamëz, shumë pranë komisariatit të Policisë. Këtë vrasje do e bënte Xhulian Visha, por zona ishte shumë e monitoruar dhe ndaj paguhej shumë lekë. Nuk u arrit qëllimi sepse duhej studiuar mirë zona, ishte tepër e vështirë”

Edhe më herët, Shyti ka zbuluar se të njëjtat persona që e kishin paguar për këtë atentat, i kishin ngarkuar dhe një tjetër detyrë. Ai ka thënë se ishte ngarkuar të kryente një tjetër vrasje në Gjermani, për të cilën do të paguhej 500 mijë euro.

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në Shqipëri u vra rreth orës 09:00 të 25 shkurtit 2022 teksa ecte me këmbë pranë Piramidës. Ai u ndoq nga Shyti, i cili, i veshur me maskë Covid-19 e qëlloi dy herë me armë zjarri. Deri më tani janë identifikuar si të përfshirë për vrasjen e Behar Sofisë shtetasit: Ernejt Shyti, Xhuliano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leze, që nga ana e tyre mbajnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME