Categories Lajme

Kishin konflikte, 60-vjeçari përplas me makinë ish-kolegun në Mirditë

Një 68-vjeçar i identifikuar si Mark Gjeta ka gjetur vdekjen mesditën e sotme pasi është goditur qëllimisht me makinë nga ish-kolegu i tij Mhill Gega, 60 vjeç. Burime bëjnë me dije për ABC se autori dhe v iktima  kanë pasur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin pasi kanë punuar bashkë në një ndërmarrje elektrike.

Mësohet se një vit më parë pas një konflikti që ata kanë pasur me njëri-tjetrin janë shoqëruar në polici dhe pas sqarimit janë lënë të lirë. Policia njofton se drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin e qëllimshëm është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme h etimore.

Mirditë/Informacion paraprak. Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M.G.,60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Nga sherbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M.G., dhe  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME