Categories Lajme

Kishte humbur kontaktet me familjen prej ditësh, 63-vjeçari gjendet i pajetë. Dyshimet e para

Trupi i pajetë i 63-vjeçarit Engjëll Kanani, i cili dyshohej se kishte rënë në lumin Vjosë është gjetur ditën e sotme.

Kërkimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të tij në tokat e Kafarajt ku dyshohet se ai ka pësuar një infarkt.

Kanani ishte zhdukur prej disa ditësh pasi kishte shkuar për të peshkuar, ndërsa autoritetet kishin zhvilluar kërkime në ujërat e lumit Vjosa.

Ai u zhduk teksa kishte dalë për peshkim së bashku me një mik në lumin Vjosa, pranë fshatit Kashisht.

Telefonata e fundit nga celulari i tij ndodhi rreth 24 orë pas zhdukjes, por askush nuk u përgjigj. Familjarët dhe miku i tij, një 64-vjeçar nga Berati, e kanë telefonuar vazhdimisht, por pa sukses.

Celulari i të ndjerit ka qëndruar i hapur deri 24 orë pas zhdukjes së tij. Familjarët e kanë telefonuar vazhdimisht në numrin e tij, por megjithëse telefoni binte, askush nuk përgjigjej.

Engjëll Kanani është baba i dy fëmijëve. Ai dhe miku i tij, të dy me banim në Berat, prej tre vitesh ushtronin peshkim amator në lumin Vjosë.

Ditën e zhdukjes, të enjten e javës që shkoi, dy shokët janë parë të peshkonin në vende të ndryshme të zonës së Kashishtit. Sipas dëshmisë së mikut të tij në polici, ata kishin caktuar një orar dhe vend për t’u takuar, por Kanani nuk u paraqit në vendtakim.

Pas disa orësh, kur 63-vjeçari nuk iu përgjigj telefonatave, miku i tij raportoi zhdukjen në polici.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME