Categories Lajme

Kristian Marku, viktima e Vlorës plagosi Reçin? Zbulohen detaje të panjohura nga dosja hetimore

Objektivi shpëtoi mrekullisht sipas ekspertëve pasi dy plumba kanë qenë mjaft pranë me njëri-tjetrin në xham. Nëse predhat do ishin në të njëjtin shënjestër me shumë gjasa xhami i mjetit të blinduar do shpohej.

Pas deklarimeve të Saimir Reçit, menjëherë prokuroria ngriti akuza ndaj Enkel Bardhit, babait të tij Martin Bardhi dhe të afërmit të tyre, Kristian Bardhi, dy të fundit të ekzekutuar në ngjarje të ndryshme, raportohet ne Inside Story ne Top Channel.

“Prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhë ka regjistruar procedimin penal nr.156 datë 27 mars 2023 në ngarkim të Marjan Markut (Martin Bardhi), Erind Vidal Marku (Bardhi) dhe Kristjan Markut.

Nga hetimet e para rezulton se në shëtitoren kryesore të qytetit në afërsi të lokalit ‘Filopati’ janë gjetur, fiksuar dhe administruar në cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja armë zjarri. Në vijim të këqyrjes së vendit të ngjarjes në drejtimin perëndimor tek karburant ‘Kthjella’ është gjetur një automjet tip BMW seria 7 targa AA681 YT, i blinduar, i cili rezulton të jetë i dëmtuar në disa pjesë të tij.

‘Sajmiri ka dëshmuar personat për të cilët ai ka mundur në ato momente që ti shquaj që janë këto individë ka dhënë emrat konkretisht. Dhe nuk është pyetur më vonë qoftë për të bërë një ballafaqim lidhur me ngjarjen, janë këta apo s’janë këta.

Për mendimin tim prokuroria në veprimet e saja me policinë duhet të kishte bërë ballafaqimin ndërmjet individëve, gjë që se ka bërë deri më sot. Fatkeqësisht dy shtetas kanë humbur dhe jetën, e nuk mund të krijosh një ballafaqim’ u shpreh avokati, Aleksandër Ndrejaj.

Pas hetimeve të kësaj çështjeje, sipas prokurorisë së Lezhës, ka rezultuar se Reçi, nuk ka qenë i sinqertë në dëshminë e tij. Sipas të dhënave në dosje, bëhet me dije se autor i kësaj ngjarjeje ka qenë shtetasi Erind Bardhi. Referuar kameras së sigurisë e cila nuk mund të publikohet për shkak se përbën ende sekret hetimor, ky shtetas shihet i vetëm në kryerjen e krimit.

Në kamera duket qartë që Erind Bardhi, qëllon disa herë në drejtim të automjetit të blinduar. Më pas largohet qetësisht nga vendi i ngjarjes. Pra, ndryshe nga sa ishte thënë deri sot, Kristjan Markua alias Bardhi, viktima që u eliminua në Vlorë, nuk ka qëlluar drejt Reçit në atentatin që ky i fundit mbijetoi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME