Categories Lajme

Kjo është britanikja që humbi tragjikisht jetën në Sarandë, si iu prish pajisja kur u zhyt në thellësi

Rebecca Gannon është 29 vjeçarja e cila humbi jetën tragjikisht gjatë një ekspeditë nënujore në Sarandë pak ditë më parë.

Sot, mediet britanike kanë publikuar fotot e së resë që humbi jetën në moshë fare të re.  Ajo kishte ardhur në qytetin bregdetar bashkë me të dashurin e saj, Robert Kerans.

Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e së hënës në brigjet e Sarandës, në Shqipëri, Policia arrestoi pronarin e qendrës së zhytjes Spiranca, Saimir Kushova, 45 vjeç, i cili po hetohet për shkelje të rregullave të sigurisë dhe punësimin e një instruktore zhytjeje jo të kualifikuar, të quajtur Gerta Brozi.

I dashuri i saj tregoi: “Unë dhe Rebecca mbërritëm në qendër dhe plotësuam një formular. Ishim 12 veta dhe tre instruktorë. Gerta kontrolloi pajisjet, por dukej se nuk i kushtoi shumë vëmendje. E di që kishte një problem me rregullatorin e Rebekës, por Gerta tha se ishte zgjidhur. Ne hymë në ujë, por nuk e di nëse problemi u rregullua. Ne kishim hyrë mjaft thellë dhe një nga grupi kishte probleme me presionin dhe doli në sipërfaqe.Nuk mund ta shihja Rebekën kur isha në ujë pasi dukshmëria nuk ishte shumë e mirë. Duhet të kem qenë në ujë për rreth 25 minuta dhe kur dola në sipërfaqe pashë një varkë policie pranë nesh dhe atëherë kuptova se diçka e keqe kishte ndodhur”.

Kerans tha se Saimiri kishte parë se ajo ishte në telashe dhe u zhyt në përpjekje për ta shpëtuar, duke e nxjerrë në sipërfaqe.

“Ajo kishte qenë në ujë për dhjetë minuta dhe më pas u fut në vështirësi, kishte pasur një problem me një rregullator më parë, por ai ishte ndryshuar dhe funksiononte mirë”, tregoi Greta Brozi për Mail online.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME