Luana Vjollca ka festuar gjatë javës që po lëmë pas ditëlindjen e 28. Ajo ka pritur 28-vjetorin pranë më të dashurve të saj, familjes dhe miqve, në një super-festë të organizuar në Dhërmi.
Vallëzim, këndim e shampanjë, atmosfera fantastike që ka mbizotëruar në plazhin e Dhërmiut është transmetuar edhe për publikun përmes postimee të shumta që të pranishmit, por edhe vetë Luana, kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Express. Në këtë festë është parë edhe i dashuri i Luanës tashmë prej vitesh, Krenar Çoçaj. E pikërisht Krenari ka qenë ‘fajtori’ për këtë festë, pasi ai ka organizuar dhe ka paguar gjithçka për natën ndoshta më të lumtur të Luanës ndonjëherë. Luana e ka shijuar deri në maksimum këtë mbrëmje, që padyshim ishte një dhuratë shumë e bukur nga i dashuri i saj.
Në këtë festë është parë edhe i dashuri i Luanës tashmë prej vitesh, Krenar Çoçaj. E pikërisht Krenari ka qenë ‘fajtori’ për këtë festë, pasi ai ka organizuar dhe ka paguar gjithçka për natën ndoshta më të lumtur të Luanës ndonjëherë. Luana e ka shijuar deri në maksimum këtë mbrëmje, që padyshim ishte një dhuratë shumë e bukur nga i dashuri i saj.