Një punonjës shëndetësor ka tentuar nëpërmjet një video ta tregojë rëndësinë e vënies së maskës për parandalimin e transmetimit të koronavirusit. Ai, njëherësh, mëton edhe që të tregojë efektivitetin e secilës maskës nëpërmjet një metode fare të thjeshtë – përmes një qiriu. Videoja është ngarkuar nga mediet britanike, teksa ka marrë vëmendje të madhe, duke reaguar në të qindra herë.
Efektiviteti i maskës, siç tregon punonjësi shëndetësor, konsiston në numrin e shtresave që posedon një maskë. Sa më shumë shtresa, aq më e sigurt dhe efektive rezulton të jetë maska, sipas tij.