Categories Lajme

Kjo është vila e çiftit Laze, grabitësit kishin informaror të brendshëm: Hynë para se të binte alarmi

Petrit dhe Aferdita Laze ranë pre e një grabitje të armatosur mbrëmjen e djeshme në lagjen Allias të Tiranës. Dy grabitësit e armatosur dhe me maska mësohet se kanë hyrë nga pjesa e pasme e vilës dykatëshe buzë rrugës “Njazi Meka”.

Grabitësit janë zbuluar nga vajza e 17 vjeçe e familjes e cila ka njoftuar prindërit. Autorët, përveç se e kanë qëlluar me armë zjarri Petrit Lazen e kanë goditur edhe me sende të forta.

Ndërsa Afërdira Laze ka marrë vetëm një plumb në këmbë. Ata ndodhen në spitalin e Traumës, ku Petrit Laze paraqitet në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa e shoqja është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Abc News, grabitësit kanë pasur informator të brendshëm. Këto dyshime janë ngritur nga grupi hetimor pasi, pasi grabitja ka ndodhur ditën e diel, kur bëhej mbledhja e xhirove javore dhe një pjesë e parave dërgoheshin në banesën e çiftit Laze. Kujtojmë se ata janë pronarë të furrës së bukës “Laze” me disa pika në Tiranë.

Sakaq burimet thanë se vila kishte sistem alarmi dhe kamera sigurie. Duket se autorët kanë patur informacion edhe për këtë gjë, pasi alarmi i vilës aktivizohej në orën 22 30, ndërsa ata kanë hyrë në vilë për të grabitur në orën 21: 45 të mbrëmjes së djeshme, raporton abcnews.al.

Grupi hetimor ka mbledhur disa prova në vendin e ngjarjes që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Siç shihet në pamje, vila ka kamera sigurie të cilat janë sekuestruar nga grupi hetimor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME