Categories Kulture

Kjo ishte shqiptarja më me ndikim në oborrin e Sulltanit

Në mesin e shumë sulltaneshave që jetuan në pallatin mbretëror në Turqi, ishte edhe një shqiptare nga fshati Rez i Dukagjinit. Ajo ishte sulltanesha Safije, gruaja e sultan Muratit. Sulltaneshat jo domosdosgmërisht ishin turke, si rasti i shqiptares së Dukagjinit, e cila për një kohë u bë ndër sulltaneshat më me ndikim në historinë e Perandorisë Osmane.

Sulltaneshë Safija ishte bashkëshortja e Sulltan Murat 3 dhe një nga figurat më eminente të asaj kohe. Ajo lindi në vitin 1550.  Në moshën 13-vjeçare ajo u prezantua para Sulltanit nga Sulltanesha Husmah (mbesa e Sulltanit të madhërishëm). Asaj iu vendos emri Safiye që do të thotë “e pastër” dhe u bë konkubinë e Sulltan Muratit. Në vitin 1566 Sulltaneshë Safija lindi Mehmetin 3, po në këtë vit vdiq edhe Sulltani i madhërishëm. Shqiptarja lindi 4 fëmijë me Sulltan Muratin.

Sulltaneshë Safija ishte bashkëshortja e Sulltan Murat 3 dhe një nga figurat më eminente të asaj kohe Ajo erdhi nga një fshat shqiptar në Stamboll dhe u bë gruaja më e dashur e Sulltan Muratit III. Safija i liroi shumicën e të burgosurve, i dha urdhër një eunuku që të mos i ekzekutojë prostitutat, vuri në dispozicion pasurinë e saj për rregullimin e topave për luftë.

Por kapitulli më mahnitës i karrierës së saj është korrespondenca dhe bashkëpunimi me Mbretëreshën e Anglisë, Elisabeth I., e cila i dërgoi shumë dhurata, mes tyre një pajton (araba) prej ari dhe një mace të zezë angleze. Nga sundimtarja angleze Safija kërkoi grim për fytyrë dhe duar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME